a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeKryesoreRama: Shqipëria, gati të punojë për të shkuar drejt zonës së përbashkët të pagesave Euro

Rama: Shqipëria, gati të punojë për të shkuar drejt zonës së përbashkët të pagesave Euro

Rama: Shqipëria, gati të punojë për të shkuar drejt zonës së përbashkët të pagesave Euro

“Plani i ri i rritjes i BE është një rezultat vërtetë inkurajues. Nuk mund të isha më falenderues se kaq ndaj Presidentes së Komisionit Europian, komisionerin tonë Varhelyi për gatishmërinë e tyre për të dëgjuar shqetësimet tona, argumentet dhe idetë lidhur me arsyet se pse BE duhet të gjejë rrugë të reja për të na ndihmuar. Mundësia e re që përfaqëson ky plan që është jashtë kornize është jo vetëm pjesë e përpjekjeve tona prej 1 dekade për të ndërtuar të ardhme të përbashkët, por edhe na sfidon për të treguar gatishmërinë tonë për fatin e përbashkët europian. Ne duhet të angazhohemi pa asnjë rezervë, pa asnjë hezitim, që të përfitojmë nga kjo mundësi. Unë e pranoj se disa nga vendet e rajonit përballen me çështje komplekse midis tyre. Bëj thirrje që t’i lëmë mënjanë këto dallime që kemi përpara me synim për të transformuar rajonin. Çështjet dypalëshe mbeten por duhen zgjidhur përmes bashkëpunimit e dialogut dypalësh. 10 vjet më parë udhëheqësit e 6 vendeve të BE u takuan në zyrën e Kancelarit në Berlin për herë të parë në historinë tonë. Objektivi ishte për të kapur të ardhmen. Sot ky kusht nuk është vetëm një parim i sjelljes së mirë por një kriter për të vlerësuar pjekurinë tonë. Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut ndërmorën nismën e Ballkanit të Hapur për të përshpejtuar progresin”, tha Rama.

Kryeministri shqiptar bëri thirrje që vendet e Ballkanit Perëndimor të bashkëpunojnë mes tyre në funksion të një ekonomie më të qenësishme, në të kundërt, siç tha ai, vetëm janë të vegjël.

“Ekonomitë tona nuk mund të lulëzojnë duke penguar lëvizjen e lirë të njëra-tjetrës. Ose bëjmë paqe për të punuar për begatinë tonë ose mungesa e kësaj begatie do na bëjë të humbasim paqen. BE është më e gatshme se kurrë të na ndihmojë për t’u bërë pjesë e kostelacionit të saj. Duhet të jemi ne tashmë më të gatshëm se kurrë për të ndihmuar veten. Më vete jemi të gjithë të vegjël. Së bashku ne mbartim rëndësi e potencial të madh për mundësi pozitive. Si mund të bëhemi më të lirë e më të mëdhenj nëse kamionët tanë duhet të presin ende 26 milionë orë në ditë në kufijtë tanë rajonal? Si mund të mos heqim barrierat jotarifore dhe të humbasim vit pas viti një rritje potenciale me 3% çdo vit vetëm duke e bërë këtë? A mos jemi dembel? Apo çfarë jemi? A nuk është ende e qartë se nuk ka një rrugë të shkurtër në këtë rrugëtim e nuk ka treg falas në BE? Respektimi i shtetit të së drejtës është një kusht i padiskutueshëm për të marrë fonde të reja e për të përfituar nga mundësitë brenda tregut të BE-së. Për të shfrytëzuar planin e ri të rritjes na duhet të ofrojmë rezultate të prekshme”.

Kryeministri Rama foli për afrimin drejt e Shqipërisë drejt zonës së pagesave në Euro. Në këtë aspekt, Rama tha se Shqipëria është e gatshme në këtë aspekt dhe se kjo do të ulë me 6 herë tarifat ndaj qytetarëve.

 

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment