Minutë pas minute/ Sot në Tiranë Samiti për Ukrainën, nis takimi ‘kokë më kokë’ mes Ramës dhe Zelensky-t, pritet firmosja e një marrëveshjeje
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Kryeministri, ku u prit nga kreu i qeverisë Edi Rama.
Me veshjen karakteristike, që prej nisjes së luftës, Zelensky u pa para ambienteve të Kryeministrisë teksa shtrënguan duart me Ramën.
Sot, zhvillohet në Tiranë samiti “Ukrainë-Europa Juglindore”.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, njëherësh bashkëorganizator i Samitit, zhvillon për herë të parë një vizitë në vendin tonë, ndërsa ditën e sotme do të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri.
Më pas të dy do t’i bashkohen samitit, që do të mbledhë bashkë shumë liderë.