Gramsh / Zjarrfiksit e përzgjedhur nga e gjithë Shqipëria 3 dite trajnim në rastet e fatkeqsive natyrore
Edhe Shqiperia do te kete ekipin e vet te zjarrfikseve per tu ardhur ne ndihme shteteve fqinje ne rast fatkeqesish natyrore e vatrave te zjarreve te rena ne pyje kullota e shtepi banimi.
Ne bashkine e qytetit te Gramshit ka nisur trainimi 3 ditor i Zjarrfikseve te perzgjedhur nga i gjithe vendi qe do te jene pjese e repartit te Zjarrfikseve qe do te ndihmojne ne nderhyrjen e ketyre situatave.
Trainimi do te drejtohet nga specialiste te huaj dhe nga Drejtoria e Pergjitheshme e Zjarrfikseve.
Duke u uruar mireseardhjen ne Gramsh kryebashkiaku Besjan Ajazi tha se perzgjidhja e tyre si zjarrfikes do te jete edhe nje vleresim dhe nder i vendit tone para shteteve Europiane qe do te kerkojne dhe ndihmen tone per perballimin e situatave te renda.
Programi i trajnimit te Zjarrfikseve do te kete tema e veprime praktike per zjarrfikesit si nderhyrja e perballimi i situatave te renda natyrore ashtu dhe per shuarjen e vatrave te zjareve ne pyje qendra e shtepi banimi si dhe ne rehabilitimin e dhenien e ndihmes se pare ne rruge