“Pema dhe Mbreti”,shfaqja e radhës për fëmijë e sjellë në skenën e teatrit “Skampa” Elbasan nga regjisori Hysen Mullajonuzi, vjen me mesazhin e edukimit dhe kujdesit ndaj natyrës.
“Pema dhe Mbreti”,shfaqja e radhës për fëmijë e sjellë në skenën e teatrit “Skampa” Elbasan nga regjisori Hysen Mullajonuzi, vjen me mesazhin e edukimit dhe kujdesit ndaj natyrës.
Efekt
Pjesa me një zhvillim dinamik dhe personazhe fëmijë trajton historinë e një mbreti mizor, i cili vetëm fale dashurisë për Zanen e Pyllit do të kuptoje se çfare është e mirë në këtë jetë.
Sinkron Hysen Mullajonuzi
Regjisor
00:13
“Interesimi i puplikut të vogël është goxha i madh dhe për këtë na vjen shumë mirë. Kemi punuar kemi bërë një punë them tepër të kënaqshme, dhe kjo punë po na shpërblehet me pjesmarrjen e madhe të fëmijëve në teatrin “Skampa”. 00:46 Mesazhi i kësaj shfaqe është mjedisi, të kemi një kujdes të veçantë për mjedisin, për pemët për natyrën në përgjithësi, sepse edukata mbi këtë temë fillon që në këtë moshë. ”
Detyrën më të vështirë, por njëkohësisht të bukur, për të përcjellë mesazhin që duhej tek të vegjlit, e kishin aktorët.
Sinkron Enia Hoxha
Aktore
00:01
” Në pjesën ” Pema dhe Mbreti”, unë luaj lojën e narratores dhe tregimtares njëkohësisht dhe është hera e tretë në fakt që e vëmë në skenë, që nga Dhjetori i vitit të kaluar që u dha premjera. Interes ka pasur goxha nga fëmijët dhe është shumë kënaqësi për ne si aktor të shohim interesin nga fëmijët, dhe sesi ata edhe pasi mbaron shfaqa kërkojnë të vihet çdo javë.”
Duartrokitjet në fund të shfaqjes interaktive e përqafimet e fëmijëve, janë momenti që u sjell më shumë sodisfaksion aktorëve. Spektatorët e vegjël por edhe të rriturit kanë ndjekur me interes këtë shfaqje e cila hapi sezonin e ri teatror në ” Skampa” Elbasan.