EMRAT/ Tronditet Kurbini, vritet ekonomisti, plagoset pronari i firmës së inerteve
KURBIN- Detaje të reja dalin në dritë nga krimi i rëndë në fshatin Gurëz në Kurbin ku mbeti i vrarë ekonomisti i një firme inertesh dhe u plagos pronari i saj.
Referuar informacioneve paraprake, raportohet se autorët kanë hyrë në zyrën e firmës duke vrarë me armë ekonomistin Selman Mihana, ndërsa pronari i firmës Arben Gjeloshi mbeti i plagosur.
Ky i fundit është transportuar drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmë të specializuar.
abcnews.al /