TRE KUNATAT BLETËRRITËSE NGA FSHATI CËRUJË E SIPËRME! Razije, Esma dhe Mirela janë tre kunata me njëra-tjetrën. Ato banojnë në fshatin Cërujë e sipërme në rrethin e Gramshit.
TRE KUNATAT BLETËRRITËSE NGA FSHATI CËRUJË E SIPËRME!
Razije, Esma dhe Mirela janë tre kunata me njëra-tjetrën. Ato banojnë në fshatin Cërujë e sipërme në rrethin e Gramshit.
Përveç punëve në shtëpitë e tyre prej gati 12 vjetësh kanë edhe një profesion të përbashkët, janë bletërritëse. Të treja së bashku kanë 350 koshere blete në sheshet e oborret e shtëpive të tyre. Mirela ka 150 koshere e më pas Esmaja 110 koshere e Razija 90 koshere.
Agron Karaj bashkëshorti i Esmasë tregon se kanë 20 vjet që merren me bletët dhe 12 vitet e fundit ja ka lënë këtë profesion bashkëshortes.
Gjatë këtyre viteve janë shpërblyer nga 10 mijë lekë për çdo bletë por përsëri çmimet në treg janë të larta dhe ushqimi për bletët është tepër i veçantë.
Bletërritëset kunata vitin e kaluar përfituan edhe nga projekti i përbashkët i bashkisë Gramsh me kombet e bashkuara për zhvillimin e kapacitetit të grave në zonat rurale.