a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeAktualitetGramsh / Populli dhe Atdheu perhere mirenjohes … Ne gjurmet e heroizmit partizan dhe atij masiv popullor gramshiot ne treven e Verces … ! – Perurohet ne njesine administrative Kodovjat ngritja e Memorialit te ri , kushtuar aksionit luftarak te Snosmit dhe luftimeve te Bulcar – Kodovjatit nga 31 janari deri 02 shkurt 1943 ne treven e Verces …

Gramsh / Populli dhe Atdheu perhere mirenjohes … Ne gjurmet e heroizmit partizan dhe atij masiv popullor gramshiot ne treven e Verces … ! – Perurohet ne njesine administrative Kodovjat ngritja e Memorialit te ri , kushtuar aksionit luftarak te Snosmit dhe luftimeve te Bulcar – Kodovjatit nga 31 janari deri 02 shkurt 1943 ne treven e Verces …

Gramsh / Populli dhe Atdheu perhere mirenjohes … Ne gjurmet e heroizmit partizan dhe atij masiv popullor gramshiot ne treven e Verces … ! – Perurohet ne njesine administrative Kodovjat ngritja e Memorialit te ri , kushtuar aksionit luftarak te Snosmit dhe luftimeve te Bulcar – Kodovjatit nga 31 janari deri 02 shkurt 1943 ne treven e Verces …

Populli dhe Atdheu perhere mirenjohes …
Ne gjurmet e heroizmit partizan dhe atij masiv popullor
gramshiot ne treven e Verces … !
– Perurohet ne njesine administrative Kodovjat ngritja e Memorialit te ri , kushtuar aksionit luftarak te Snosmit dhe luftimeve te Bulcar – Kodovjatit nga 31 janari deri 02 shkurt 1943 ne treven e Verces …
Ne 81 vjetorin e e luftimeve te Snosem – Bulcarit – Kodovjatit ne ato vite te stuhishme e te zjarrta te Luftes Antifashiste Nacionalcl , u perkujtua kjo ngjarje historike me vlera atdhetare e patriotike ku dhane jeten partizanet :
.Tahir Sadiku nga Shenepremtja (Lenie) e Verces
.Emin Gjata nga Moglica e Treves Gore – Oparit ,
te cilet jane shpallur ” Deshmore te Atdheut ” …! Emrat e te dy deshmoreve rene ne keto luftime jane gdhendur me germa te arta ne kete Memorial dhe sintetizojne tere deshmoret e zones se Gramshit por edhe te Shqiperise … nderim e veneracion ndaj gjakut te tyre dhe deshmoreve te Atdheut tone …!
Aksioni luftarak kunder postekomandes te karabinierise italiane ne Snosem me 31 mars 1943 dhe goditja , neutralizimi , nxjerrja jashte luftimit e kollones te karabinierise e milicise fashiste italiane qe i shkoi ne ndihme forcave te kesaj postekomande , me 01 dhe 02 shkurt 1943ne Bulcar – Kodovjat nga ana e formacioneve partizane te Mokres , Gores , Oparit dhe 80 luftetareve vullnetare te fshatrave te Verces e cila ishte nje nga humbjet me te medha te forcave fashiste ku u zune rober 178 karabiniere e milice .
Lufta e Snosem- Bulcar – Kodovjatit do te mbetet nje faqe e hapur e historise te lavdishme te LANC-it te treves se Verces ku shume bij e bija te tij me pas u inkuadruan ne formacionet partizane te trevave te Verces, Suloves e Tomorices se Gramshit por edhe ne njesi te tjera partizane duke mbajtur lart traditat atdhetare te zones deri ne clirimin e plote te Atdheut …
… Kjo ngjarje historike eshte inspirim dhe mbetet aktualitet edhe sot per te ruajtur, mbrojtur vlerat dhe idealet e LANC-it dhe transmetimin e ketyre vlerave brezave te rinj per edukimin patriotik …!
Dhe sot me date 02 shkurt 2024 , Komiteti i Veteraneve e Pasardhesve te LANC-it Gramsh dhe Organizata e Familjeve te Deshmoreve te Atdheut ne bashkeveprim me Bashkine Gramsh dhe njesine administrative Kodovjat dhe Kukur , perkujtuan me nderim kete ngjarje te Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare duke u nisur nga qyteti i Gramshit ne oren 09.00 dhe mberritem ne Kodovjat ne oren 09.20 Eventi atdhetar e patriotik ndaj kesaj ngjarjeje historike te LANC-it filloi ne oren 10.00 dhe vazhdoi deri ne oren 12.00
Merrnin pjese pasardhes veterani , anetare te forumeve drejtuese te Organizates Veteraneve e Pasardhesve te LANC-it Gramsh dhe keshillave zonale Kodovjat , Kukur , Lenie, Pishaj , Tunje dhe Skenderbegas , pjesetare e te aferm te familjeve te deshmoreve te Atdheut , te rinj e te reja te fshatrave te Verces si dhe nxenes te shkolles se mesme te pergjitheshme “Afez Berbiu ” Kodovjat …
… Ishte mbreselenes se nga Gore – Opari kishte mberritur edhe nipi i deshmorit Emin Gjata rene ne luftimet e Bulcar-Kodovjatit pikerisht Shkelqim Gjata i cili pershendeti i emocionuar per kete gjest fisnik ne respekt te gjakut te deshmoreve te Atdheut …
…. Ishin te pranishem dhe nderuan me pjesemarrjen e tyre edhe Kryetari i Bashkise Gramsh z. Besion Ajazi , Nenkryetari z. Tajar Bici , Nenprefekti z. Albert Ceci , Kryetaria e Komitetit te VP te LANC-it sh. Fiqerete Bici, Kryetari i Organizates se Familjeve te Deshmoreve te Atdheut Gramsh sh . Abedin Bici , Pergjegjesi i njesise administrative Kodovjat dhe Shenepremte ( Lenie ) …
… E drejtoi eventin atdhetar sh. Fiqerete Bici , fjalen e hapjes e mbajti Nenkryetari i Komitetit te VP sh Xhelal Boci dhe fjalen e rastit per kete ngjarje historike te LANC-it e referoi Ardian Mullai – Sekretar i Komitetit te Veteraneve e Pasardhesve .
… Fillimisht Kryetari i Bashkise Gramsh z. Besion Ajazi preu shiritin e inagurimit te Memorialit te ri kushtuar kesaj ngjarje historike te LANC-it dhe gjakut te te reneve ne luftime …. Me pas u degjuan me emocion tingujt e Hymnit Kombetar … U vendosen kurora me lule nga Bashkia : Kryetari z. Besion Ajazi dhe Nenkryetari z. Tajar Bici , Nenprefekti z. Albert Ceci , Komiteti i Veteraneve e Pasardhesve te sh. Fiqerete Bici dhe Organizata e Familjeve te Deshmoreve te Atdheut OFDA Gramsh Kryetari prof. Abedin Bici dhe nipi ” deshmorit Emin Gjata ” sh. Shkelqim Gjata . Buqeta me lule vendosen pasardhes veterani, pjesetare e te aferm te familjeve te deshmoreve, nxenes te shkolles mesme “Afez Berbiu “banore te njesise administrative Kodovjat .
… Pershendeti te pranishmit Kryetari i Bashkise Gramsh z. Besion Ajazi i cili theksoi se perkujtimi i ngjarjeve dhe datave historike te LANC-it kunder nazifashizmit per clirimin e Atdheut jane evente atdhetare e patriotike qe duhen vleresuar e respektuar pasi duhet te dime nga vijme dhe ku duhet te shkojme , se deshmoret e Atdheut jane nderi dhe krenaria jone dhe perulemi me veneracion para gjakut te te reneve te cilet prehen te qete ne altarin e perjetesise se Atdheut …!
Kjo ngjarje madhore historike eshte inspirim edhe sot per te bere me te miren per atdheun , per veten e per tere komunitetin gramshiot … vleresoi punen rigoroze te Organizates te Veteraneve e Pasardhesve te LANC-it ne misionin human ne mbrojtjen e simboleve dhe idealeve te patjetersueshme te Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare dhe transmetimin e ketyre vlerave brezave te rinj per edukimin patriotik …!
…. Ishin mbreselenese recitimet me poezi patriotike e atdhetare te nxenesve te shkolles se mesme te pergjitheshme “Afez Berbiu ” Kodovjat dhe ne shprehim konsideraten tone te vecante per Drejtorine Arsimore Gramsh dhe drejtorine e shkolles se mesme Kodovjat dhe tere stafin pedagogjik qe respektuan gjakun e deshmoreve te Atdheut ketyre luftetareve te Lirise …. Kryetari i Organizates se Familjeve te Deshmoreve te Atdheut OFDA prof.Abedin Bici kishte pergatitur nje poezi kushtuar dy deshmoreve te rene ne luftimet e Bulcar-Kodovjatit Tahir Sadiku dhe Emin Gjata te cilen e e recitoi vet me pasion e mirenjohje dhe u shoqerua me ovacione … respekt profesor per veneracionin dhe punen tuaj humane e fisnike ndaj deshmoreve te Atdheut …!
U bene dy pranime te reja me pasardhes veterani si dhe u dhane dy “Certifikatea Mirenjohje ” ne Keshillin Zonal Kodovjat.
… Ne njesine administrative Kodovjat u organizua edhe nje koktej modest qe kaloi kendshem …
Evente te tilla atdhetare ne perkujtim te ngjarjeve dhe datave historike si dhe te mbrojtjes te simboleve te LANC e nderimit te deshmoreve te Atdheut e propogandimit te vlerave te kesaj Lufte legjendare – jane objekt i punes dhe misionit tone te Organizates te Veteraneve e Pasardhesve te LANC-it te Bashkise Gramsh … Edhe perkujtimi i aksionit luftarak te Snosmit dhe luftimeve te Bulcar- Kodovjatit me 31 janar dhe 01 deri 02 shkurt 1943 eshte nderim ndaj historise me idealin e Lirise dhe te fitores mbi nazifashizmin qe mbulojne me aureole lavdie luftetaret e Lirise te trevave teVerces , Suloves, Tomorices dhe gjthe Shqiperise …!
… Lavdi LANC-it te popullit shqiptar …!
…. Lavdi e Perjeteshme Deshmoreve te Atdheut …!
… Ju faleminderit … !

Ardian Mullai
Kodovjat : dt.02.02.2024
Ora : 10 – 12.00

 

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment