DVP Elbasan / Vihen në pranga 3 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 1 shtetasi tjetër, autorë të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
DVP Elbasan/Vihen në pranga 3 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 1 shtetasi tjetër, autorë të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin K. B., 22 vjeç, banues në Librazhd, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për vëllanë e shtetasit K. B., një shtetas 15 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin A. B., 50 vjeç, banues në Librazhd, pasi të tre kanë vjedhur disa materiale të hekurudhës, në fshatin Dragostunjë. U sekuestruan materialet e vjedhura, ndërsa vijon puna për kapjen e 50-vjeçarit.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. A., 38 vjeç, banues në fshatin Pobrat, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Elbasanit arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 29 vjeç, banues në Prrenjas, pasi nuk iu është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin. Gjithashtu, gjatë ndalimit, 29-vjeçari ka fyer dhe kanosur punonjësit e Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-F. A., 49 vjeçe, banuese në Librazhd, pasi për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht me një 42-vjeçare;
-Xh. H., 62 vjeç, banues në Prrenjas, pasi për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një 62-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Sh. Xh , 56 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, ka bërë njoftim të rremë, në organet e rendit;
-F. R., 62 vjeç, banues në Elbasan, pasi nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatuan ndërhyrje në aparatin matës të energjisë elektrike, në banesën e këtij shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.