a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeKryesoreUra e Mashanit në Nartë të Gramshit dhe përpjekja e Duçes për një romancë dashurie gjatë inaugurimit të saj

Ura e Mashanit në Nartë të Gramshit dhe përpjekja e Duçes për një romancë dashurie gjatë inaugurimit të saj

Ura e Mashanit në Nartë të Gramshit dhe përpjekja e Duçes për një romancë dashurie gjatë inaugurimit të saj

Zylyftar Hoxha

Kjo urë druri ka qenë në Gramsh, në vendin ku bashkohet lumi i Tomorricës me lumin Devoll, në Mashan. Ajo ishte ndërtuar nga italianët në vitin 1941, gjatë Luftës Italo- Greke. Nuk dihet pse u prish shpejt dhe sot ka vetëm ndonjë mbetje të këmbëzave të saj.

 

E veçanta e parë e kësaj ure është se ajo është inaugurur nga vetë Musolini (Duçja) më 18 mars 1941 gjatë një vizite inkonjito që ai bëri në atë kohë në Shqipëri në frontin e Luftës Italo – Greke. Kalendari i vizitës së tij është botuar nga Ministria e Mbrojtes Italiane dhe data e inaugurimit është shumë e saktë.

 

Në ceremoninë e inaugurimin para fshatarëve nga e gjithë zona, ushtarëve xhenierë, oficerëve madhorë, Duçja mbajti një fjalim të shkurtër, çka përshkruhet edhe në Ditar.

 

E veçanta e dytë e kësaj vizite, që nuk përshkruhet në Ditar, por që është përfolur në popull në atë zonë, dhe unë e ka dëgjuar nga një plak i vjetër nga Dobrenji i Skraparit, që s’rron më, i ndjeri Zeqir Osmani, është një incident që ka ndodhur drekën e organizuar me këtë rast në një familje me gjendje relativisht të mirë ekonomike.

 

Gjatë drekës mikut të madh, mes atyre që shërbenin, i zuri syri një vajzë të bukur 17 – 18 vjeçare dhe i mbetën sytë atje. Duçja, i dalldisur, harroi fare se ku ishte dhe se ndiqej nga qindra sy.

 

Në një moment ai i drejtohte të zotit të shtëpisë dhe i thotë se e kujt ishte ajo vajza. “Imja, pse? – iu përgjigj ai nervozuar. “ Ta marrim në shkollë atje në Itali, ajo nuk është për këtu, është për opera dhe balet”!…

 

“Terxhuman, – iu kthye plaku përkthyesit – i thuaj këtij mikut se nëse ka ardhur si mik, të rrijë si mik, pa se çfarë bëj unë me çupën time, atë e di unë dhe jo ai. Dhe thuaja kështu siç të thashë unë që ta “blejë fjalën” e të mbyllë gojën.

 

Përkthyesi, si duket qe i saktë, se sa mbaroi fjalën, Duçja u nxi, u bë sterrë në fytyrë. Ndënji dhe pak dhe u çua pa mbaruar dreka.

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment