a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeKryesoreLLATJA/ DO TË INTENSIFIKOJMË MARRËDHËNIET ME AZERBAJXHANIN NË FUSHËN E EKONOMISË, HUMANITARE DHE TURIZMIT

LLATJA/ DO TË INTENSIFIKOJMË MARRËDHËNIET ME AZERBAJXHANIN NË FUSHËN E EKONOMISË, HUMANITARE DHE TURIZMIT

LLATJA/ DO TË INTENSIFIKOJMË MARRËDHËNIET ME AZERBAJXHANIN NË FUSHËN E EKONOMISË, HUMANITARE DHE TURIZMIT

LLATJA/ DO TË INTENSIFIKOJMË MARRËDHËNIET ME AZERBAJXHANIN NË FUSHËN E EKONOMISË, HUMANITARE DHE TURIZMIT

Kryetari i bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja, ka pritur në një vizitë zyrtare ambasadorin e Azerbajxhanit akredituar në Shqipëri, Z. Anar Huseynov.
Takimi mes tyre u fokusua tek intensifikimi i mardhënieve mes qyteteve të Azerbajxhanit dhe bashkisë së Elbasanit në disa fusha, atë ekonomike, humanitar edhe kulturor.
Diplomati është njohur nga kryebashkiaku rreth resurseve që ofron Elbasani, aspekti ekonomik dhe turizmi, por edhe një qytet industrial dhe eksportues i këtyre produkteve, ku Z. Anar Huseynov ka shfaqur interes për të thelluar bashkëpunimin.
Pas takimit, kryebashkiaku Llatja në një prononcim për mediat ka bërë edhe një pasqyrim të takimit dypalësh duke pohuar se “ kjo nuk është hera e parë që Z.ambasador vjen në Elbasan, por kjo është vizita e tij e parë zyrtare në Bashkinë e Elbasanit. Nga takimi u lidhën ura bashkëpunimi sidomos në atë ekonomik dhe kulturor. U vu theksi tek ndërveprimi mes Azerbaxhanit dhe bashkive të Qarkut të Elbasanit, si edhe diskutuam për zonën industriale dhe projektin e gazifikimit TAP. Gjithashtu kërkuam mbështetjen e shtetit të Azerbaxhanit për zhvillimin turistik në lagjen “Kala” në Elbasan”.
Nga ana e tij diplomati ka shorehur besimin e plotë se sferat e turizmit, kulturës dhe energjisë mund të jenë me interes për Azerbajxhanin në marrëdhëniet ekonomike me Elbasanin.
“Kjo nuk është hera ime e parë që jam në Elbasan, por kjo është e para vizitë zyrtare. Siç e tha dhe Kryetari i Bashkisë kemi fusha të ndryshme bashkëpunimi, në kulturë, humanitare dhe ekonomike. Kemi disa mendime sesi do ta promovojmë bashkëpunimin tonë. Jam i sigurtë që kjo nuk është vizita ime e fundit në Elbasan. Ne do të startojmë me projekte të vogla fillimisht. Qytetarët e Elbasanit do të njohin më shumë për Azerbajxhanin dhe mardhëniet shqiptaro-azerbaxhanase”, theksoi Z.Huseynov.
Gjatë turit të vizitave të tij në qytetin e Elbsanit, diplomati është pritur edhe nga prefektja e qarkut të Elbasanit, Majlinda Perriu, si edhe kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Veli Kazazi.
Ambasadori i Azerbajxhanit shfaqi interes për fabrikat që ende zhvillojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri, duke shprehur dashamirësinë e zbatimit të projektit të gazifikimit me Shqipërinë, por dhe një sërë projektesh të tjera ambicioze mes dy vendeve.

 

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment