a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeKryesorezhvillua në Belsh takimi për promovimin e Qendrës së trajnimit dhe koordinimit të projekteve.

zhvillua në Belsh takimi për promovimin e Qendrës së trajnimit dhe koordinimit të projekteve.

zhvillua në Belsh takimi për promovimin e Qendrës së trajnimit dhe koordinimit të projekteve.

Në dt.11.01.2024 u zhvillua në Belsh takimi për promovimin e Qendrës së trajnimit dhe koordinimit të projekteve. Në këtë takim morën pjesë ekspertëdhe drejtues të fushave të bujqësisë, agroturizmit, të mjedisit, drejtues të shkollave të zonës, pedagog të Uiversitetit Bujqësor të Tiranës, etj.
Mori pjesë zëvendës Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Z.Arian Jaupllari.
Drejtuesi i Qendrës Prof. Fetah Elezi foli për objektivat dhe fushat e veprimtarisë së Qendrës ,të cilat përfshijnë fushat e bujqësisë, agroturizmit, të mjedisit si dhe angazhimin e ekspertëve për aplikimin dhe implementimin e projekteve në përputhje me prioritetet e zhvillimit të zonës.
Z.Arif Tafani vlerësoi ngritjen e kësaj Qendre dhe siguroi për mbështetjen në realizimin e objektivave të saj. Ai theksoi se territori i Bashkisë së Belshit ka kushte klimatike e tokësore të favorshme si dhe resurse natyrore të shumta për një zhvillim ekonomik më të shpejtë pasi edhe investimet e realizuara janë të konsiderueshme. Për këtë qëllim nevojitet kooperimi i fermerëve dhe i bizneseve për të rritur kapacitetet prodhuese, përpunuese me cilësi të lartë për rritjen e të ardhurave nga sektorët e bujqësisë dhe të agroturizmit.
Z.Arian Jaupllari, zëvendës Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përgëzoi themeluesit e kësaj Qendre,pasi është e para në shkallë vendi dhe theksoi se ajo mund të jetë një pikë e rëndësishme për koordinimin e aktiviteteve për aplikimin dhe zbatimin e projekteve që financohen nga donatorë të ndryshëm. Në vazhdim foli për suksesin e arritur nga vendi ynë në zhvillimin e raundit e negociatave me Bashkimin Europian si dhe theksoi nevojën për zbatimin e stndardeve të BE-s në fushën e prodhimit dhe tregtimit të produkteve bujqësore. Bujqësia është sektor jetik për zhvillimin e vendit pasi siguron produktet e fresketa e të përpunuara për konsum në vend dhe për eksport. Brenda shtatë viteve të ardhëshme ne duhet të rritim me ritme shumë të larta eksportin e produkteve bujqësore. Gjithashtu produktet bujqësore sidomos ato tradicionale janë shumë të rendësishme për mbështetjen e agroturizmit. Për realizimin e këtyre objektivave, Ministria e Bujqësisë do të mbështesë krijimin Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor. Ai vlerësoi krijimin e SHBB për prodhimin e ullirit e të vajit të ullirit në Belsh.

 

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment