“I dëgjova të bërtisnin”, ngjarja e rëndë me dy të vdekur në Fresk, flet pronarja e banesës ku jetonte viktima: Vëllezërit nuk jetonin në një shtëpi. Autori…
Mëngjesin e sotëm zona e Freskut në Tiranë u trondit nga një ngjarje e rëndë me dy viktima.
Shtetasi, Vehap Faik Cami, 63-vjeç ka qëlluar me armë zjarri, tip pistoletë vëllanë e tij, Lulëzim Faik Cami, 68 vjeç dhe me pas veten.
Ndërkohë, mbi ngjarjen ka folur edhe pronarja e shtëpisë ku jetonte me qera, viktima, 68-vjeçari Lulëzim Cami.
“I dëgjova të bërtisnin gratë kur i gjetën. Ata ishin me qera. Vëllanë që erdhi nuk e njihja, ka ardhur në mëngjes këtu. Vëllai që jetonte këtu ishte i rregullt me qeranë”, ka deklaruar ajo.