Gramsh / Përfundojnë punimet për rehabilitimin e plotë të rrugës “Isuf Boja” në fshatin Cerujë që u vjen në ndihmë banorëve të kësaj zone dhe rrit perspektivën për shtimin e numrit të vizitorëve për t’u kthyer në një destinacion të preferuar për turistët.
Në Gramsh📍 Ku bashkë me kryebashkiakun e palodhur Besian Ajazi pamë nga afër punën e kryer për rehabilitimin e plotë të rrugës “Isuf Boja” në fshatin Cerujë një tjetër premtim i mbajtur që u vjen në ndihmë banorëve të kësaj zone.
Investimi i realizuar me buxhetin e bashkisë përfshin shtrimin me asfalt, trotuare, pajisjen me ndriçim dhe rrit perspektivën për shtimin e numrit të vizitorëve me synimin për ta kthyer Cerujën, një prej shumë bukurive natyrore të Gramshit, në një destinacion të preferuar për turistët.