Te respektuar pjesetare te familjes te xha Qemalit …! Te respektuar te pranishem , shoke e miq …! Ne keto momente trishtuese e te dhimbshme te ndarjes nga jeta te veteranit te nderuar Qemal Zenel Braci i shprehim ngushullimet tona ne emer te Komitetit te Veteraneve e Pasardhesve (VP) te LANC-it te Bashkise Gramsh si dhe te Komitetit Kombetar te Veteraneve e Pasardhesve te LANC-it te Popullit Shqiptar “” Ndeti i Kombit ” Tirane Kryetarit Profesor Doktor Hulusi Hako dhe Sekretarit te Pergjithshem sh. Veli Myftari – familjes , djemve , nipave dhe mbesave si dhe te afermve te tij .
Populli dhe Atdheu perhere mirenjohes …
Lamtumire veteran i nderuar dhe luftetar
i Lirise se Atdheut Qemal Zenel Braci … !
Te respektuar pjesetare te familjes te xha Qemalit …!
Te respektuar te pranishem , shoke e miq …!
Ne keto momente trishtuese e te dhimbshme te ndarjes nga jeta te veteranit te nderuar Qemal Zenel Braci i shprehim ngushullimet tona ne emer te Komitetit te Veteraneve e Pasardhesve (VP) te LANC-it te Bashkise Gramsh si dhe te Komitetit Kombetar te Veteraneve e Pasardhesve te LANC-it te Popullit Shqiptar “” Ndeti i Kombit ” Tirane Kryetarit Profesor Doktor Hulusi Hako dhe Sekretarit te Pergjithshem sh. Veli Myftari – familjes , djemve , nipave dhe mbesave si dhe te afermve te tij .
Familja e xha Qemalit ishte dhe mbeti gjithmone nje familje me tradita te spikatura atdhetare te mirenjohur ne trevat e Tomorices , Suloves , Verces e me gjere . Babai i tij Zenel Kahreman Braci ishte i njohur per aktivitetin patriotik ne luften per Pavaresine e Shqiperise qe ne vitet 1908 – 1912 , ishte komandant i nje cete luftetaresh te Tomorices e Suloves me emer ne tere zonen , luftoi per perhapjen e gjuhes dhe shkolles shqipe por dha kontribut te cmuar sidomos ne Luften Antifashiste Nacionalclirimtare duke perkrahur formacionet partizane qe operonin ne keto treva dhe ne vitin 1943 u zgjodh Kryetar i Keshillit Nacionalclirimtar te fshatit Vidhan ne Tomorice . Eshte dekoruar me Medaljen ” Per veprimtari te shquar patriotike ” .
Vet Qemal Zenel Braci duke ndjekur gjurmet e babait te tij , ne moshe shume te re mori pjese si luftetar ne ceten e Skraparit e me pas inkuadrohet ne rradhet e Br10S partizane qe u krijua me 29 tetor 1944 ne Karbunare te Lushnjes duke marre pjese ne te gjitha luftimet e kesaj njesie luftarake heroike deri ne clirimin e plote te Atdheut . Edhe vellai i tij Muharrem Zenel Braci ishte partizan dhe ne perpjekje me forcat gjermane ne Operacionin armik te Qershorit 1944 dha jeten dhe gjakun e vet ne lule te rinise dhe eshte shpallur “Deshmor i Atdheut ” .
E gjithe kjo familje atdhetare – babai Zenel Kahreman Braci dhe dy djemte Qemal Zenel Braci e Muharrem Zenel Braci pavaresisht peripecive dhe profilit me dritehije qe i shoqeruan tere jeten , i qendruan gjithmone besnik ndjenjave patriotike dhe dashurise te pakufishme per Atdheun .
Xha Qemali e mbajti me dinjitet tere jeten emrin e nderuar te Veteranit , mbajti ne gjoksin e tij ne menyre te merituar nje sere Urdherash dhe Medaljesh si : Urdherin e Trimerise , Medaljen e Clirimit , Medaljen e Vecante me rastin e 60-te vjetorit te clirimit te Atdheut ndersa ne vitin 2022 i’u dha “Certifikate Mirenjohje ” nga Komiteti Kombetar i Veteraneve e Pasardhesve te LANC-it te Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit ” per kontributin e cmuar te dhene gjate Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare per clirimin e Atdheut nga nazifashizmi . Por xha Qemali kishte me kryesore dekoraten e te qenurit Njeri i thjeshte e modest me vlera te rralla njerezore qe punoi tere jeten ne bujqesi me ndershmeri e devocion dhe reflektoi vetem integritet te larte njerezor
… Lamtumire xha Qemali – partizan dhe veteran i nderuar dhe luftetar me shpirt te paperkulur i Lirise se Atdheut …!
… I paharruar kujtimi yt …!
… Te qofte i lehte dheu i tokes amtare …!
Gramsh , Vidhan me dt. 27.12 .2023
Ora : 11.OO
Nga Ardian Mullai