“Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë nuk i vjen më artist si Zef Deda”, përlotet “Cekja”
Homazhet në nder të Mjeshtrit të Madh, Zef Deda, mbahen ditën e sotme në teatrin “Migjeni”.
Pasi ka kryer homazhet në nder të Mjeshtrit të Madh, Sejfulla Myftari, ose siç njihet ndryshe për publikun, “Cekja” i Beratit nuk i ka mbajtur dot lotët ndërsa tha se një artist si Zef Deda nuk i vjen më as Shkodrës dhe as mbarë Shqipërisë.
“Cekja” i Beratit: Humbje shumë e madhe për humorin shqiptar, për mbarë Shqipërinë, një aktor i mrekullueshëm. Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë nuk i vjen më si Zef Deda, simboli i humorit shqiptar. Me dhimbje të madhe, ngushëllime familjes, fëmijëve të tyre jetë të gjatë. Me Zef Dedën kam kujtime të mrekullueshme! U prehtë në paqe!
Çfarë e bënte të veçantë Zef Dedën?
“Cekja” i Beratit: Të veçantë e bënte humori i tij, karakteret e tij të jashtëzakonshme, shumë role të mrekullueshme. Zefi do të ngelet në mendjet dhe kujtimet e shqiptarëve sa të jetë jeta. U prehtë në paqe!