Myftinia e Gramshit startoi projektin e jetimit në Shqipëri të sponsorizuar nga qendra e mbretit Selman për bamirësi dhe ndihma humanitare KSRelief e të zbatuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.
Myftinia e Gramshit startoi projektin e jetimëve në Shqipëri të sponsorizuar nga qendra e mbretit Selman për bamirësi dhe ndihma humanitare KSRelief e të implementuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.
Falë këtij projekti myftinia jonë do të bëjë të mundur mbështetjen e 15 jetimëve dhe familjeve të tyre me një pension mujor, të cilët janë përzgjedhur nga strukturat tona në bashkëpunim me autoritetet vendore, si edhe do të zhvillojë për ta një program edukativ të përjavshëm për një periudhë 12-mujore.
Në takimin e parë ata u pritën dhe u përshëndetën nga myftiu z.Anis Qafa, kryetari i bashkise z.Besian Ajazi, nënprefekti z.Albert Ceci, zëvëndës kryetari i këshillit bashkiak z.Erald Çarçiu dhe anëtari i këshillit bashkiak e njëkohësisht mik i myftinisë sonë z.Fatbardh Çekrezi, të cilët do t’u shërbejnë atyre nëpërmjet implementimit të aktiviteteve të parashikuara në këtë projekt.
Myftinia jonë gjen rastin të falënderojë KSRelief për sponsorizimin dhe KMSH për koordinimin e këtij projekti të dobishëm në ndihmë të shtresave në nevojë.
Në rang republike, nga ky projekt do të përfitojnë 206 jetimë nga 10 rrethe të vendit.
Zoti i shpërbleftë të gjithë bamirësit.