Teksa familjarë të 51-vjeçarit Adnant Jaupi janë duke i bërë nderimet e rastit për ta përcjellë drejt banesës së fundit
Teksa familjarë të 51-vjeçarit Adnant Jaupi janë duke i bërë nderimet e rastit për ta përcjellë drejt banesës së fundit shprehen të irrituar me informacionet që qarkullojnë prej gati dy ditësh në media dhe rrjetet sociale se trupi dhe koka e vëllait të tyre janë gjetur të veçuara nga njëra-tjetra. Të fyer me atë se cfarë kanë dëgjuar në media ata nuk pranojnë të flasin për kameran, por jashtë saj bëjnë me dije se trupi i vëllait të tyre është gjendur brenda në dhomën ku ai flinte dhe se nuk është e vërtetë se është coptuar nga kafshët e egra, pasiqë vetë ata e kanë parë nga afër trupin. Më i madhi i vëllezërve thotë se fjalët e tij janë lehtësisht të konfirmueshme nga mjekësia ligjore e cila identifikoi edhe trupin e të ndjerit. Madje vëllai i të ndjerit sqaron se ngjitur trupit pranë komedinës policia e Konispolit ka gjetur edhe numrat e kontaktit të 51 vjecarit me familjen më të cilin ata thonë se kishin kontakte. Duke hedhur kështu poshtë cdo aludim se ai kishte humbur kontaktet prej tre muajsh me vëllezërit dhe motrat , pasi në të kundërt ata do ta kishin denoncuar të humbur. Në fund familjarët e të ndjerit nuk kanë pretendime se 51 vjecari mund të jetë vrarë, por ata kanë dyshime se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale në gjumë, pasi shpesh herë konsumonte alkool. Duke kërkuar të respektohen në këtë ditë të vështirë pasi humbën njeriun e tyre thonë se në një moment tjetër do të përballen me cdo fjalë të pavërtetë që qarkullon prej dy ditësh mbi fatin e vëllait të tyre.