Një fëmijë autik dyshohet se është keqtrajtuar në një kopsht publik në Elbasan. I mituri vetëm 5-vjeç,
Një fëmijë autik dyshohet se është keqtrajtuar në një kopsht publik në Elbasan. I mituri vetëm 5-vjeç, me spektrin e autizmit, dyshohet se është keqtrajtuar në kopësht dhe për këtë është vënë në hetim edukatorja Oneda Bylyku 57 vjeçe, banuese në Elbasan. Ende nuk dihen detaje të tjera se si ka ndodhur ngjarja por prindërit kanë denoncuar rastin që me datë 26 tetor.Sipas tyre, edukatorja i ka nxitur fëmijët kundër 5-vjeçarit autik. Prindërit janë mbledhur nga drejtoria e kopshtit së bashku me përfaqësues të sektorit të arsimit parashkollor në Bashkinë e Elbasanit për të diskutuar rastin.Mësohet se dononcimin në policinë e Elbasanit nuk e kanë kryer prindërit e fëmijës autik, por një grup prindërish nga grupi që ndjek i mituri. Në pritje të marrjes së fëmijëve nga kopshti prindërit shprehin një qasje pozitive ndaj institucionit arsimor. Prindërit e kopshtit numër 1. kërkojnë që fëmijët me nevoja të veçanta të trajtohen me staf shtesë dhe të kualifikuar, pasi në grupin ku dyshohet se u regjistrua incidenti ndodhen dy fëmijë me aftësi ndryshe, çka sipas tyre cënon edhe procesin mësimor të fëmijëve të tjerë.
Sinkron
” Unë jam prind i një fëmijë, dhe jam shumë i kënaqur për vijueshmërinë e fëmijës tim. Përsa i përket situatës unë janë zhvilluar dy mbledhje dhe problematika që është ngritur edhe ne grupin ku ndodhet fëmija im është që dy fëmijët me spektrin autik kanë të drejtë te kenë mësuese ndihmëse. Gjë e cila mungon. ”
Sipas prinderve edukatorja i ka nxitur fëmijët kundër 5-vjeçarit autik.
Ndaj edukatores është marrë masa e pezullimit deri në zbardhjen e plotë të asaj çfarë ka ndodhur në kopsht.Një grup prej 6 ekspertesh përfshirë psikologe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Denoncimi vjen ditën kur task-forca e ngritur nga Ministria e Arsimit ka nisur kontrollet nëpër kopshte dhe çerdhe. Pak ditë më parë, Ministrja e Arsmit, Ogerta Manastirliu paralajmëroi se do të ndëshkohen të gjitha shkeljet e kopshteve dhe toleranca për dhunën do të jetë zero.