datë 31.10.2023 ora 10:00 në katin e parë të pallatit të Kulturës “Thoma Prifti”,u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak Gramsh.
KOMUNIKIM PUBLIK!
▪︎Sot më datë 31.10.2023 ora 10:00 në katin e parë të pallatit të Kulturës “Thoma Prifti”,u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak Gramsh.
▪︎Duke u mbështetur në nenin 23 të Kushtetutës,Ligjit nr.139/2015 për “Vetëqeverisjen Vendore”,i ndryshuar,Ligjit nr.119/2014 për “Drejtën e Informimit”,doja t’ju bëja me dije për rendin e ditës si më poshtë:
1.Për dhënien e ndihmës ekonomike për muajin Shtator 2023 (fondi 6%).
*U miratua.
2.Për miratimin e raportit të Komisionit të Mandateve,Çështjeve Ligjore dhe Administrative mbi dorëheqje të Këshilltarit R.Mimini.
*Komisioni Mandateve pasi mori në shqyrtim kërkesën e paraqitur, me unanimitet e pranoj dorëheqjen,si e drejte që i njihet çdo këshilltari bazuar në ligjin 139/2015.
*U miratua.
3.Për miratimin e raportit të Komisionit të Mandateve,Çështjeve Ligjore dhe Administrative,për shqyrtimin e kërkesë/ankesave të qytetarëve.
*Komisioni i Mandateve u mblodh në datat 25-27.10.2023 ku mori në shqyrtim paraprak pretendimet për zgjedhjet e Kryesive dhe Kryetarëve të Fshatrave, pa praninë e palëve çështjet si;
1.Shqyrtimin e Kërkesë/Ankesave si më vijon;
a).Kërkesa e shtetases znj.Jemine Meta.
b).Ankesa e z.Muhamet Taragjini drejtuar me shkresën nr.1081/1 datë 11.10.2023 Prefektit të Qarkut Elbasan.
c).Kërkesa e z.Nefail Allka.
ç).Kërkesa për pretendimin e parregullsive në zgjedhjet në fshatin Gribë,por pa identifikimin e shtetasit kërkues.
*Komisioni Mandateve dhe Çështjeve Ligjore dhe Administrative,pasi verifikoj proçedurat shkresore propozoi rrëzimin e kërkesë/ankesave si të pambështetura në ligj dhe prova!
2.Kërkesën me nr.3989,datë 13.10.2023 të subjektit znj.A.Bici me lëndë:Papajtueshmëri Mandati,drejtuar Komisionit të Mandateve i cili pasi mori në shqyrtim kërkesën i propozoj me raport Këshillit Bashkiak që;
i).Në zbatim të ligjit organik 139/2015 për “Vetëqeverisjen Vendore”,i ndryshuar,neni 47 nuk parashikohet në këtë dispozitë ligjore papajtueshmëri e funksionit të këshilltarit me atë të nën/Prefektit,sipas objektit të kërkuesit bërë në kërkesë.
*Pasi u shqyrtua në mbledhjen e sotme në prani të palëve,në bazë të ligjit nr.139/2015 për “Vetëqeverisjen Vendore”,neni 55 u miratua me shumicë të thjeshtë raporti komisionit!
*U miratua.
4.Për miratimin e përfundimit të proçesit të zgjedhjeve së Kryesive dhe Kryetarëve të fshatrave në 9 Njs.Adm. të Bashkisë Gramsh dhe afatin e nisjes së shpërblimit të tyre.
*Pasi u shqyrtua ky material mbi mbikqyrjen e këtij proçesi zgjedhor në çdo fshat rezultoj se;
1.)Nga 95 Fshatra nuk u zhvilluan zgjedhje në fshatrat si;
1.1)Grabov Sipër.
1.2)Kutërqarë.
1.3)Mukaj.
1.4)Vreshtas.
1.5)Rashtan.
2.)Në këto kushte në zbatim të legjislacionit ne fuqi do caktohen me komandim deri në zhvillimin e proçesit zgjedhor.
*U miratua.
5.Kërkesat e qytetarëve.
*Konsultimi me bizneset mbi vendosjet e sinjalistikës rrugore së tabelave vertikale ndalim qëndrimi në segmentin e unazës së qytetit,kërkesë e cila u mor në konsideratë për t’u shqyrtuar nga instancat përkatëse në ditët në vijim.
*Ndriçimi i shkallëve të lagjjes “Sporti 2” ose ’85.