PROMOVOHEN 4 LIBRA NË ELBASAN NË KUADËR TË FESTIVALIT “SKAMPA”
PROMOVOHEN 4 LIBRA NË ELBASAN
NË KUADËR TË FESTIVALIT “SKAMPA”
Pjesë e rëndësishme e Festivalit “Skampa”, përveç shfaqjeve teatrore, janë edhe aktivitetet e tjera të karakterit artistik e letrar, ku promovimi i librave të sferës studimore e historike mbi teatrin dhe përfaqësuesit e vlefshëm të tij, janë aktivitetet më të spikatura e të shumëpritura. Të tilla ishin edhe sot në bibliotekën “Qemal Baholli”, Elbasan, prezantimet e librave që u pritën me mjaft interes. Bëhej fjalë për Margarita Xhepa – Diva Shqiptar, Miho Gjini – Dritëhijet e skenës shqiptare, Zhaneta Ruçaj – Yjet e skenës elbasanase dhe Loja e Bekim Lumit – Nga Arian Krasniqi, Afrim Demiri, Besim Rexhaj. Në një atmosferë ku mbizotëronte qetësia dhe dashamirësia për të dëgjuar shkrimtarët, të pranishmit dëgjuan me endje secilin prej tyre. Drejtori i Festivalit, Adonis Filipi, u shpreh se festivali ka edhe rol edukues, dhe pikërisht këto promovime shërbejnë më së miri.
sink Adonis Filipi
Drejtor i Festivalit
Të emocionuar para të pranishmëve u shprehen shkrimtarët, Miho Gjini – Zhaneta Ruçaj – dhe autori i librit kushtuar të madhit, Bekim Lumi.
sink Miho Gjini
Shkrimtar
Sinkr Zhaneta Ruçaj
Shkrimtare
sink
Të tilla aktivitete artistike janë të rëndesishme për Elbasanin, pasi qyteti e do fort artin dhe kulturën.