LLATJA PRET AMBASADORIN KINEZ “SHTOJMË BASHKËPUNIMIN MES DY VENDEVE” Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja ka pritur këtë të premte në një takim ambasadorin e Kinës në vendin tonë Z. Zhou Ding.
LLATJA PRET AMBASADORIN KINEZ
“SHTOJMË BASHKËPUNIMIN MES DY VENDEVE”
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja ka pritur këtë të premte në një takim ambasadorin e Kinës në vendin tonë Z. Zhou Ding. Gjatë takimit mes zyrtarëve u theksuan urat e hershme të bashkëpunimit që ekzistojnë mes dy vendeve dhe sidomos mes qytetin të Elbasanit dhe popullit kinez.
Llatja dhe Ding u angazhuan që këto ura bashkëpunimi ti çojnë më tej duke u fokuzuar sidomos tek investimet që garantojnë shtim të vendeve të punës dhe promovimi i turizmit I cili nga kryebashkiaku shihet si një nga potencialet kryesore të zhvillimit ekonomik të Elbasanit.
Llatja e njohu ambasadorin me projektin ambicioz dhe shumë të rëndësishëm të Automotoparkut i cili do të jetë një nga investimet më të mëdha dhe më të rëndësishme që bëhet në qytetin e Elbasanit.
Ambasadori Ding vlerësoi projektet e bashkisë së Elbasanit që synojnë zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve duke shprehur gatishmërinë e tij për të nxitur biznesin kinez të investojë në Elbasan. Po ashtu ambasadori shprehu interes në ndërmjetësimin e binjëkëzimeve mes Elbasanit dhe qyteteve kineze.