Njesia Administrative Shmil ndonese njihet si zonat me te medha te prodhimit te geshtenjave ne qytetin e Elbasanit, kete vit sasi e tyre eshte teper e ulet.
Njesia Administrative Shmil ndonese njihet si zonat me te medha te prodhimit te geshtenjave ne qytetin e Elbasanit, kete vit sasi e tyre eshte teper e ulet. Per banoret shitja e tyre eshte e vetme e ardhur per te mbajtur familjet, por ky vit nuk ka qene i mbare per to. Mungesa e ujit ne fshat dhe e vaditjes ka sjellur per pasoje nje dobesim te pemeve ne prodhim. Banoret shprehen se aktualisht çmimi per nje kg geshtenje eshte duke u shitur me 100-120 leke, ku pritet qe ky çmim te rritet per shkak te prodhimit te ulet. Shqetesim per to mbetet mungesa e tregut dhe braktisja masive e Krahines se Shmilit pasi dhe ata pak familje qe kane mbetur jane te moshes se trete, ku e kane te pamundur kujdesjen e geshtenjave.
Sinkron: Banoret
Administratori Njesise Ylber Kuçi shprehet se ndryshe nga viti i kalur ku pemet e geshtenjave u infektuan me nje semundje dhe prodhimi i tyre u kalbe ne toke, kete vit geshtenja ka nje cilesi me te mir ku pritet ndonese prodhimi eshte teper i ulet.
Sinkron: Ylber Kuçi ( Administratori Njesis Administrative Shmil)
Dhe pse me nje klim te paster dhe me nje mrekulli natyrore, sot kjo zone eshte duke u braktisur me shifra alarmante, per shkak te mungeses se kushteve bazike. Nese kjo braktisje do te vazhdoje per pak kohe, Krahina Shmil do te mbese nje kujtim ne qytetin e Elbasanit.