Këngëtarja e verbër jep shfaqje në teatrin e Korçës, mesazhi; “Mos u dorëzoni, të gjithë ja dalin”
Marsona Taçe është nga Gramshi, e verbër por që e vogël ka pasur pasion muzikën dhe këngën.
Nga Gramshi ka zgjedhur Korçën për koncertin e saj recital duke marrë me vete në këtë koncert edhe persona të tjerë me aftësi të kufizuara por me dëshirën e madhe që kanë për këngën.
Te gjithë se bashku ja kane dale për të tërhequr vëmendjen e komunitetit të saj por dhe artdashësve të shumtë korçare.
Marsona tregon se që e vogël ka kënduar madje ka qenë pjesë e shumë koncerteve por për herë të parë ngjitet në një skenë si kjo
Marsona me këtë koncert ka dashur të tërheqë vëmendjen e të tjerëve, kryesisht të institucioneve për të treguar më shumë kujdes për këtë kategori shoqërore. Ndaj e për këtë ajo nga skena e teatrit “Andon Zako Çajupi” ka dhënë një mesazh.
Në qarkun e Korçës ka shumë persona me aftësi të kufizuara përfshi dhe të verbrit. Një pjesë e së cilëve kanë mbaruar dhe arsimin e lartë por për fatin e keq janë të papunë, ashtu siç ka të tillë edhe persona të kësaj kategorie
// Kolibri AL ///
VIDEO // Report TV //
VIDEO // Top Channel Albania ///
/// VIDEO /// Euronews Albania ///