a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeEkonomiKOMUNIKIM PUBLIK! / më datë 29.09.2023 ora 10 :00 në sallën e mbledhjeve u mbajt mbledhja e radhës per muajin Shtator e Këshillit Bashkiak Gramsh!

KOMUNIKIM PUBLIK! / më datë 29.09.2023 ora 10 :00 në sallën e mbledhjeve u mbajt mbledhja e radhës per muajin Shtator e Këshillit Bashkiak Gramsh!

KOMUNIKIM PUBLIK! / më datë 29.09.2023 ora 10 :00 në sallën e mbledhjeve u mbajt mbledhja e radhës per muajin Shtator e Këshillit Bashkiak Gramsh!

KOMUNIKIM PUBLIK!

më datë 29.09.2023 ora 10 :00 në sallën e mbledhjeve u mbajt mbledhja e radhës per muajin Shtator e Këshillit Bashkiak Gramsh!
Duke u mbështetur në nenin 23 të Kushtetutës,Ligjit nr.139/2015 për “Vetëqeverisjen Vendore”,i ndryshuar,Ligjit nr.119/2014 për “Drejtën e Informimit”,doja t’ju informoja për rendin e ditës si më poshtë:
1.Për dhënien e ndihmës ekonomike për muajin Gusht 2023 (fondi 6%).
*U miratua.
2.Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2024-2026 (PBA).
Fokusi i p/Buxhetit të 2024 por edhe PBA-së do jenë përveç realizimit të investimeve në zonën urbane,periferike por edhe atë rurale si për shembull:
1.Asfaltimi rrugës së fshatit Mashan.
2.Rikonstruksioni shkollës së mesme “Shefqet Guzi”.
3.Rikonstruksioni i pallatit të kulturës “Thoma Prifti”.
*Investimet e mundësuara me fondet e qeverisë.
*U miratua.
3.Për miratimin e dhënies me qira të tokave bukqësore të pandara.
*U miratua.
4.Për dhënien e dakortësisë për vijimin e proçedurave të heqjes nga fondi pyjor/kullosor publik për ndëetimin dhe operim të HEC “Grabova 1”,nga shoqëria “Grabova Hydropower”shpk.
*Në këtë rast kemi saktësim të VKB nr.93 datë 27.11.2019, sipas VKM nr.591 dhe 592,për përcaktimin e saktë të ngastrave,nën ngastrave dhe ekonomisë pyjore që hiqet për ndërtimin e tij sipas lejeve,liçensave apo kontratave të ligjshme.
*U miratua.
5.Për dhënien e dakortësisë për vijimin e proçedurave të heqjes nga fondi pyjor/kullosor publik për ndërtimin dhe operim të HEC BLINETA nga shoqëria “ERA HYDRO”shpk.
*Edhe për këtë rast dua të sqaroj opininonin publik se nuk kemi vendim të ri por saktësim të VKB-ve të marra që në vitin 2019,nga VKM-të e sipërcituara kërkohet informacion i plotë në Vendimet e Këshillit,dhe në bazë të Kodit të Proçedurës Administrative neni 112 u bë saktësimi i këtyre vendimeve sipas ligjit.
*U miratua.
6.Kërkesat e Qytetarëve!
6.1) Kërkesa e banorëve të Njs.Administrative Pishaj,lagjja e ish/ofiçinës për rehabilitim total,u kalua në komisionin e ekonomisë,dhe është në shqyrtim mundësia për përfshirjen në p/Buxhetin e 2024.
6.2)Kërkesa e banorëve të lagjjes përballë “Zyrës Vendore të Arsimit”,bashkia ka një plan të miratuar në Këshill,për përshtatjen e një pjesë të oborrit të konviktit të shkollës së mesme për parkim publik,që do të zgjidhte problematikën e parkimeve në qytet.
6.3)Miratimi i kalendarit të Konsultimeve Publike u miratua me konsensus.
6.4)Kërkesa e shtetasit T.Seda për kompesim financiar ju përcoll drejtorisë përkatëse për shqyrtim.
6.5)Kërkesa e shtetasit J.Meta shoqëruar edhe nga banorë të Njs.Adm.Pishaj për ripërsëritjen e zgjedhjeve për kryesinë dhe kryetarin e fshatit Pishaj,kjo kërkesë do të shqyrtohet në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.
6.6) Kërkesat për ndihmë financiare për arsye shëndetsore,do t’i kalojnë Komisionit të Shëndetsisë.
6.7)Falje tarife varrimi për të ndjerën M.S,
Duke shprehur ngushellime për ikjen në mënyrë tragjike dhe të parakohshme të së ndjerës, me unanimitet :
*U miratua.
Shënim: Mbledhja e sotme nuk u transmetua live online në faqen e Këshillit Bashkiak për arsye teknike!

 

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment