Me inisiativen e kryetarit te bashkise Gramsh z.Besjan Ajazi ,te shefit te sektorit te qarkullimit rrugor te Elbasanit z.Valentin Florini dhe shefit te komisariatit Gramsh u zhvillua nje takim per rritjen e sigurise rrugore.
📍Bashkia Gramsh
Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional me qëllim rritjen e sigurisë rrugore, bashkia Gramsh, sektori i qarkullimit rrugor ne DVP Elbasan dhe komisariti i policisë Gramsh organizuan një tryezë konsultimi me aktorë dhe faktorë vendorë.
Në këtë takim ishin të pranishëm shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan Kryekomisar Valentin Florini, shefi i Komisariatit të Policisë Gramsh Komisar Krenar Guce, Drejtori i ZVA Gramsh Eduart Bezati, drejtues të shkollave të qytetit, kryetarë të njësive administrative, kryetarë të fshatrave etj.
Gjatë fjalës time nënvizova rëndësinë e garantimit të jetës së nxënësve në afërsi të shkollave duke mundësuar vendosjen e mbrojtëseve metalike në trotuaret me qëllim orientimin e nxënësve drejt vijave të bardha për të parandaluar ngjarje të ndryshme rrugore.
Forcat e policisë bashkiake do të jenë bashkë me ato të rendit në çdo shkollë të qytetit, mëngjes, në pushim të gjatë dhe në perfundim të procesit mësimor me qëllim përkujdesjen ndaj nxënësve.
Gjithashtu, u diskutua mbi problematikat që hasen në përditshmëri siç janë qarkullimi i drejtuesve të motomjeteve, pa leje drejtimi apo edhe pa lejen përkatëse, pa dokumentacionin e duhur për të qarkulluar, pa kaskë mbrojtëse, pa përmbushur elementet e sigurisë, të cilat behen shkak për ngjarje rrugore.
Gjej rastin t’iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të ulin shpejtësinë në akset pranë institucioneve arsimore, të respektojnë këmbësorët në vijat e bardha dhe të shmangin lëvizjet e padëshiruara gjatë orarit që lëvizin nxënësit.
Siguria rrugore është kontribut i të gjithëve, ndaj sensiblizojmë dhe ftojmë të gjithë përdoruesit e rrugës që të kontribuojnë për sigurinë e jetës, duke zbatuar me korrektësi rregullat e qarkullimit rrugor.
#Siguria_Rrugore_Kontribut_I_Të_Gjithëve🤝
#Bashkia_Gramsh