a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeKryesoreMe bekimin e Kryepiskopit Anastas dhe financimin e tij të drejtpërdrejtë nga data 21-27 Gusht u zhvillua kampi i tretë i Kishës sonë për studentë dhe të rinj në ambjentet e manastirit të “Shën Theodhorëve” në Dhërmi.

Me bekimin e Kryepiskopit Anastas dhe financimin e tij të drejtpërdrejtë nga data 21-27 Gusht u zhvillua kampi i tretë i Kishës sonë për studentë dhe të rinj në ambjentet e manastirit të “Shën Theodhorëve” në Dhërmi.

Me bekimin e Kryepiskopit Anastas dhe financimin e tij të drejtpërdrejtë nga data 21-27 Gusht u zhvillua kampi i tretë i Kishës sonë për studentë dhe të rinj në ambjentet e manastirit të “Shën Theodhorëve” në Dhërmi.

Me bekimin e Kryepiskopit Anastas dhe financimin e tij të drejtpërdrejtë nga data 21-27 Gusht u zhvillua kampi i tretë i Kishës sonë për studentë dhe të rinj në ambjentet e manastirit të “Shën Theodhorëve” në Dhërmi.
Ky kamp, ashtu si dhe kampet e tjera të organizuara për grupmosha më të reja, është në vazhdën e traditës së bukur të edukimit kishtar të kishës sonë, pasi shërbejnë edhe si shkolla katekizmi dhe adhurimi.

Qëllimi i organizmit të këtij aktiviteti të madh kishtar ishte:
1. Përjetimi i mësimit të Zotit tonë Jisu Krisht dhe Kishës së tij të Shenjtë.
2. Miqësia e krishterë.
3. Jeta në një komunitet dashurie dhe ndarja e hapësirave të përbashkëta.
4. Lutja dhe adhurimi.
5. Ofrimi i dijes shpirtërore, edukimi me etikën e krishterë.

Programi i kampit fillonte me shërbesën e Mëngjesores, ku në fund mbahej nga klerikë, teologë apo dhe katekistë komenti dhe shpjegimi i pjesës së Ungjillit të ditës. Gjithashtu, në çdo mbasdite para lutjeve të Mbrëmësores, programi i kampit ofronte për të rinjtë takimin e përbashkët për temën shpirtërore, mbajtur nga të ftuar të veçantë, klerikë ose teologë të kishës sonë. Risia në këtë kamp ishte edhe mbajtja e temave historike dhe kulturore, ku pjesëmarrësit u njohën me vlerat historike, shpirtërore dhe kulturore që ka përcjellë krishtërimi orthodhoks në Shqipëri nëpërmjet adhurimit, traditave kishtare, arkitekturës, ikonografisë, etj. Po ashtu në këtë kuadër të rinjtë u njohën edhe me vitet e errëta të mbylljes dhe prishjes së kishave, dhe njëherësh edhe nevojën e mirëmbajtjes së tyre, të rindërtuara tashmë nga Kryepiskopi Anastas, ashtu siç ishte edhe ky ambient manastiri ku të rinjtë qëndruan për 7 ditë, i restauruar nga Kryepiskopi.
Bukuritë natyrore, deti, pylli, kanionet dhe mali ju jepnin mundësi të rinjve që në kohën e tyre të lirë të bënin haiking, not, lojëra sportive, shëtitje, etj, duke pushuar kështu jo vetëm shpirtërisht në këto ditë kampi, por edhe fizikisht.
Shkëputëm disa nga mbresat e të rinjve për ditët që kaluam në këtë manastir të shenjtë.
“Përshëndetje, Ju falenderoj ju dhe stafin për pjesëmarjen dhe organizimin e kampit. Më tepër do të doja të veçoja fjalimet e mbajtura gjatë bisedës shpirtërore nga teologët dhe klerikët e nderuar për përmbajtjen frymëzuese, si dhe dokumentarët e përzgjedhur. Gjithashtu dhe miqësimin dhe harmoninë mes kampistëve. Ju falenderoj”.
(A. Koroveshi)
“Lavdi Zotit ja kalova shumë mirë edhe organizimi ishte shumë i mirë.
(M. Prifti)
“Më pëlqyen filmat e përzgjedhur në darkë, bisedat me teologët/klerikët, plazhi, koha me djemtë e dhomës, pozitiviteti nga kujdestarët dhe ushqimi shumë i mirë…Sërish ju falenderoj që më pranuat në kamp”.
(F. Zhusti).
“Në kamp ja kalova shumë mirë. Nuk kishte asgjë që nuk më pëlqeu dhe shpresoj që të zhvillohen përsëri kampe vitet e ardhshme.
Jam shumë falenderues Kryepeshkopit Anastas që mundësoi zhvillimin e këtij kampi”.
(G. Ristani)
“Së pari më pëlqeu mundësia për t’u njohur me historinë e kishave në vendin tonë, të ftuarit të cilët i përkisnin llojeve të ndryshme të profesioneve dhe nga ku mund të mësoje duke pyetur gjëra të reja e të dobishme rreth historisë së kishës sonë ndër vite, shërbesat si edhe mënyra e gatimit ishte e mirë”.
(S. Shqevi)
“Gjërat të cilat më pëlqyen në kampin e zhvilluar ishin atmosfera shumë e dashur mikpritëse, ambienti që të jepte mjaft qetësi dhe paqe shpirtërore, njohjet dhe krijimi i miqësive të reja, shkëmbimi i eksperiencave të ndryshme në lidhje me besimin por dhe profesionet që ushtrojmë dhe sesi mund të përmirësojmë diçka në komunitetin tonë që jetojmë”.
(S. Çobo)
Kampi për të rinjtë dhe studentët i Kishës sonë mblodhi 60 pjesëmarrës (50 kampistë dhe 10 persona staf).
Ky kamp u drejtua nga pergjegjësi i Zyrës së Rinisë të Kryepiskopatës, Atë Grigor Pelushi me bashkëpunëtorë me përvojë të gjatë nëpër kampet e kishës, At Ilia Mazniku, teologët Dhimitër Qosja, Theodhor Peci, Thoma Shkira, Andi Rëmbeci si dhe katekistë nga Zyrat e Rinisë dhe e Katekizmit të Kryepiskopatës dhe nga Mitropolitë e vendit.

Shkrim nga: Aleksandër Dimroçi

 

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment