Lëkundje të forta tërmeti në Gjirokastër
Një tërmet është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte në Gjirokastër.
Sipas Qendrës Simziologjike Europiane Mesdhetare, lëkundjet sizmike kanë qenë me magnitudë 3.5 e shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë 10 km në veriperëndim të Gjirokastrës, teksa ka patur një thellësi prej 10 km.
Tërmeti është regjistruar në orën 22:19, teksa ka shktatuar panik tek banorët të cilët kanë ndjerë lëkundjet sizmike.