Tragjedia me 4 të vdekur në Gramsh, Bashkia i vjen në ndihmë dy familjeve, mbulon shpenzimet e funeralit
Bashkia e Gramshit do të mbulojë shpenzimet e funeralit për 4 personat që u mbytën mbrëmë në liqenin e Hecit të Banjës, babai me dy djemtë e tij dhe nipi. Ngjarja ndodhi dje pasdite.
Në një reagim në ‘Facebook’ kryebashkiaku Besian Ajazi ka reaguar për ngjarjen, ndërsa ka ngushëlluar dy familjet Zogu.