Shembja e ndërtesës 5-katëshe me tritol, pronari flet mes lotëve: Jemi shumë të tronditur, të vlerësohet mundi i 32 viteve punë
Një godinë 5 katëshe banimi u hodh sot në erë me shpërthim të kontrolluar. Ndërtesa u shemb në kuadër të projektit “Unaza e Madhe”. Në momentin e shpërthimit familjarët kanë shpërthyer në lot.
“Ata nuk janë kundër projektit të zhvillimit, por janë kundër shpronësimit të vlerës së dhënë. Sapo ndodhi edhe shpërthimi i kontrolluar. Shohim familjarët që kanë shpërthyer në lot”, raportuan mediat e pranishme.