a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeBotaZjarre në Spanjë, Turqi e Greqi, “ferri” i të nxehtit po shkrumbon Europën dhe Ballkanin

Zjarre në Spanjë, Turqi e Greqi, “ferri” i të nxehtit po shkrumbon Europën dhe Ballkanin

Zjarre në Spanjë, Turqi e Greqi, “ferri” i të nxehtit po shkrumbon Europën dhe Ballkanin

Pjesa më e madhe e Europës jugore vijon të përjetojë të nxehtë ekstrem. Për shkak të temperaturave të “ferrit”, për këtë javë janë lëshuar paralajmërime serioze se rekorde mund të thyhen në Itali, Greqi, Turqi dhe në vendet e Ballkanit.

Kjo ka bërë që vatrat e zjarrit, jo vetëm që të jenë të shumta, por tepër të vështira për t’i kontrolluar. Në Turqi paraqitet situatë emergjente në disa zona të rajonit Hatay.

Autoritetet atje njoftuan se për luftimin e zjarreve në Belen, Gülnar dhe Çanakkale janë angazhuar 7 avionë, 12 helikopterë, me dhjetra pajisje të ndryshme si dhe 320 zjarrfikës.

Terreni i pjerrët, thatësira e madhe dhe era e fortë po vështirësojnë tej mase punën për fikjen e flakëve. Edhe në Greqi raportohet për situatë të vështirë. Të paktën 46 vatra zjarri në pyje kanë rënë në 24 orët e fundit për shkak të valës së të nxehtit dhe erërave të forta.

 

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment