Gramsh / 10 Korrik 1944 qyteti / koncerti i me rastin e 79-vjetorit të çlirimit të qytetit
-Qyteti i Gramshit është qytet i ri. Ai u shpall si i tillë më 18 shkurt 1960.
-U krijua si bashki më 26.07.1992.
-Që nga viti 2000, furnizohet me ujë të pijshëm nga burimi i ftohtë i Kërpicës, në malin e Tomorrit.
-Popullsia e tij është 14 326 banorë dhe është kryesisht e besimit mysliman dhe pak të atij ortodoks.
-Qyteti ka tri shkolla 9-vjeçare dhe një shkollë të mesme, pallatin e kulturës, muzeun, bibliotekën, qendrën kulturore për fëmijë, xhaminë e kishën ortodokse, etj.
-Më 26 nëntor 1912, u ngrit flamuri i Pavarësisë në Gramsh. Gramshi, si rreth, u çlirua më 10 korrik 1944.
-Rrethi i Gramshit ka 16 monumente kulture dhe po kaq të pashpallura si të tillë, 13 gjeomonumente dhe 6 të tillë që s’janë shpallur, si dhe 7 biomonumente interesante, për të tërhequr vizitorë vendas dhe të huaj.