Zhduket i moshuari në Gramsh, familja kërkon ndihmë: Kush e ka parë të na njoftojë
Një 75-vjeçar nga Gramshi rezulton i zhdukur që prej ditës së djeshme. Bëhet fjalë për Qemal Zylin, i cili për herë të fundit u pa në Njësinë Administrative Pishaj te Ura në Gramsh. Që prej orës 13:55 kur u pa për herë të fundit nuk ka pasur asnjë shenjë prej tij, prandaj dhe familjarët të shqetësuar kanë kallëzuar në Polici.
Ata kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve për gjetjen e 75-vjeçarit si dhe i bëjnë apel qytetarëve se nëse kanë informacion të kontaktojnë në numrin: 0697242124.
“Njoftim!
Rreth ores 14.00 ka humbur kontaktet me shtepin Qemal Zyli, per here te fundit sot ne 13.55 eshte pare te Njesia Administrative Pishaj te ura!
Ju lutem kush e ka pare te na kontaktoj me komisariatin e policis 129 ose me sherbimin zjarrfikes 128 ose 0697242124, Faleminderit!”, shkruan familja.