Gramsh, makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, plagoset shoferi
Një aksident është regjistruar mesnatën e kaluar në Gramsh.
Një automjet fouristradë tip ‘Nissan’ ka humbur kontrollin e për pasojë ka dalë nga rruga duke përfunduar në një përrua. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ‘përroi i Lilajve’, dhe për pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi Algert Koçi.
Drejtuesi i mjetit është transportuar drejt spitalit të Gramshit ku po merr mjekim shëndetësor, ndërsa raportohet se ka marrë plagë të rënda. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, pritet një reagim nga ana e bluve për zbardhjen e plotë të rastit.