Aksident në Gramsh, plagosen babë e bir, nisen me urgjencë drejt ‘Traumës’ (EMRAT)
Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur pranë spitalit të Gramshit.
Si pasojë e përplasjes së fortë mes dy mjeteve kanë mbetur të plagosur bab e bir, 47 dhe 15 vjeç.
Burime bëjnë me dije se të plagosur kanë mbetur shtetasit Artan Llapushi dhe O.Llapushi.
Në momentin e aksidentit ka pasur lëvizje të shtuar në qytet, pasi po festohej 79-vjetori i krijimit të qytetit.
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit tjetër të përfshirë në aksident.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:00, në unazën e qytetit, Gramsh, automjeti tip “Land Rover”, që drejtohej nga shtetasi O. Ll., 24 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Mazda”, me drejtues shtetasin A. Ll., 47 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar shtetasi A. Ll. dhe djali i tij shtetasi O. Ll., 26 vjeç, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
24-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupit hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.