India përfshihet nga i nxehti ekstrem, 98 persona humbin jetën
India është përfshirë nga një valë të nxehti që ka shkaktuar 98 viktima në tre ditët e fundit. 54 persona kanë vdekur në Uttar Pradesh, 44 persona kanë humbur jetën për shkak të motit të nxehtë në Bihar.
Të paktën 400 persona janë shtruar në spital në tre ditët e fundit me ankesa për ethe, gulçim dhe komplikime të tjera shëndetësore, sipas mediave të huaja.Shumica e pacientëve ishin të moshës mbi 60 vjeç.