Një takim koktej në shenjë mirënjohje për të gjithë Ata votues masivë të Gramshit, i organizuar nga Hasim Çekrezi kandidati që udhëhoqi garën që nga fillimi i saj.
Një takim koktej në shenjë mirënjohje për të gjithë Ata votues masivë të Gramshit, i organizuar nga Hasim Çekrezi kandidati që udhëhoqi garën që nga fillimi i saj.
Në këtë takim ishte i pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i PD-së z. Flamur Noka.
Pjesmarrja masive në këtë takim dhe rezultati i arritur në 48% tregoi edhe njëherë se Gramshi nuk është më çiflig i rilindasve.
Fushata jonë ishte e tëra një fushatë qytetare . Komunikimi i kandidatit ishte brilant, një fushatë alternativash për zhvillimin e Gramshit.
Të gjithë gramshiotët panë tek Hasim Çekrezi shpresën e tyre ndaj e besuan dhe e mbështetën atë masivisht.
Por kjo fushatë ishte në kushte krejtësisht të pa barabarta.
Përballë presionit të gjithanshëm të pushtetit pa kufi, përballë patronazhistëve në pozicione drejtorësh e shefash , presionit për vendin e punës e ndihmën ekonomike nga punonjësit e kësaj ndihme , përballë zarfave pa kufi,e Hamzave që asnjëherë nuk mungojnë, përsëri votuesit qëndruan.
Pra kishim përballë një makineri shtetërore të tërë që e mbështeste fushatën mbi asnjë normë e moral demokratik por vetëm presion , dhunë , kërcënim e para.
Por mos kujtojnë se janë kaluar pa u vënë re gjithë këto pislliqe të tyre.
Ka vidio e foto kompromentuese të shumta, ku drejtorë e shefa , punonjës të ndihmës ekonomike etj, janë kapur në flagrancë e që shumë shpejt do bëhen publike.
Një mirënjohje e respekt pa kufi shkon sot për qytetarët Gramshit e çdo banorë të tij që votuan ndryshimin.
Mirënjohje e respekt për të gjithë Ata që u angazhuan në mbështetje të kandidatit tonë Hasim Çekrezi .
Mirënjohje e respekt për komisionierët e vëzhguesit tanë.
Mirënjohje për mbështetjen e aleatëve tanë në këtë fushatë.
Mirëkuptim për Ata që të ndodhur nën presion e nxorën fletën e votimit të pa vlefshme me dy pluse.
Të gjithë atyre që e shitën votën u themi : ky nuk është veprim që ndryshon të ardhmen tuaj, përveçse dëmton edhe të ardhmen e gjithë të tjerëve.
Të nderuar demokratë e qytetarë të Gramshit, nuk ka vënd për pensimizëm as për demoralitim. Përkundrazi krenarë , të bashkuar e të vendosur.
Fitorja na përket ne, fitorja i përket Gramshit, fitorja është e Hasim Çekrezit.
Kodhel çala
Kryetari i degës së PD-së Gramsh .