Vrau kunatën me sëpatë, lihet në burg autori 58-vjeçar në Elbasan (EMRI)
Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 58-vjeçarin Tefik Tashi, i cili vrau me sëpatë motrën e gruas.
Përpara grupit hetimor Tashi ka deklaruar se e vrau kunatën e tij Alma Qevanin pasi ajo kishte ditë që nuk e lejonte bashkëshorten e autorit të shkonte në shtëpinë ku jetonin së bashku.
Kjo ka qenë pikënisja e konfliktit që përfundoi në tragjedi. Gjithashtu përpara hetuesve Tafik Tashi ka pohuar se kunata e tij Alma e ofendonte shpesh, sidomos kohët e fundit duke i thënë se është impotent.