Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, avokati i autorit: Fajtore është e gjithë shoqëria!
Avokati i të miturit që goditi për vdekje me thikë 15-vjeçarin në Gramsh, bëri përgjegjëse shoqërinë, rrjetet sociale dhe mediat për ngjarjen e ndodhur 4 ditë më parë. Në një deklaratë për mediat pas dhënies së masës së sigurisë arrest me burg për 4 të miturit, Oligert Kume shprehu solidaritetin me dhimbjen e prindërve të adoleshentit, që humbi jetën dhe kërkoi nga media përcjellje të lajmeve në interes publik. Për ngjarjen ai fajësoi edhe mungesën e kontrollit nga shkolla dhe familja.
“Unë përfaqësoj të miturin në konflikt me ligjin Xh. Ç. dhe jam i autorizuar nga prindërit për të dhënë deklaratë për çështjen. Solidarizohem jo vetëm si avokat e qytetar, por edhe si përfaqësues i prindërve të Xhonatanit, me dhimbjen e jashtëzakonshme të prindërve të të miturit që nuk jeton më dhe i urojmë shërim të shpejtë të miturit të plagosur. Ju si media plotësoni detyrimin hyjnor, të përcillni lajmin në interes publik. Kjo ngjarje, fajtore është e gjithë shoqëria shqiptare, që do të thotë të ndërgjegjësojmë komunitetin ku jetojmë. Ku kanë gabuar strukturat shtetërore që kanë pasur detyrë të garantojë një jetë fëminore.