Arbër Hajdari takon të rinjtë në Gramsh, fokus vullnetarizmi dhe krijimi i një Qendre Rinore
Drejtori ekzekutiv i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, është takuar me senatorët e gjimnazit “Shefqet Guzi”, ku kanë shkëmbyer ide e qëndrime të ndryshme mbi vullnetarizmin dhe rëndësinë e përfshirjes në aktivitete sociale.
Ndër të tjera, Arbër Hajdari, gjatë takimit me të rinjtë ka diskutuar edhe për krijimin e një Qendre Rinore.
Krijimi i mundësive për ti angazhuar ata vullnetarisht, do të ndihmonte për ti nxjerrë nga gjendja pasive, duke përfituar edhe trajnime dhe eksperienca që do ti shërbenin në të ardhmen për mundësi punësimi.
Arbër Hajdari e ka vënë theksin tek nxitja e vullnetarizmit tek të rinjtë, si formë e angazhimit qytetar, trajnimit profesional dhe rritjes së kapitalit të tyre social e shoqëror.