Gramsh / #Shpella_e_Kabashit ndodhet në afërsi të fshatit Kabash, në lartësinë 900 m mbi nivelin e detit, e njohur nga banoret e zonës si Shpella e Farricës.
#Shpella_e_Kabashit ndodhet në afërsi të fshatit Kabash, në lartësinë 900 m mbi nivelin e detit, e njohur nga banoret e zonës si Shpella e Farricës.
Hyrja e saj është gati gati e padukshme, pasi është e ngushtë, por në brendësi të saj gjendet një bukuri e rrallë dhe mjaft tërheqëse. Me forma të çuditshme të krijuara nga Stalaktitet dhe Stalagmitet, me hapësira të ngushta, zgjerime, degëzime dhe labirinthe nëntokësore. Vende-vende mund të gjejmë dhe grumbullime rrjedhje ujërash.
Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, biologjike), kulturore, didaktike dhe turistike.
#Eja_në_Gramsh🙋♂️
#Visit_Gramsh🇦🇱