Zhvilluam një takim me banorët e fshatit Zamsh në Njësinë Administrative Kodovjat. Gjatë bisedës së ngrohtë, diskutuam mbi planin tim si Kryetar Bashkie i Gramsht
Zhvilluam një takim me banorët e fshatit Zamsh në Njësinë Administrative Kodovjat. Gjatë bisedës së ngrohtë, diskutuam mbi planin tim si Kryetar Bashkie i Gramsht mbi zhvillimin e fshatit, mbështetjen dhe fuqizimin e ekonomisë lokale, kryesisht në bujqësi dhe rritjen e investimeve në infrastrukturën ndërlidhëse midis fshatit dhe qytetit.
Ky vizion i imi mbi rritjen e vëmendjes ndaj fshatit nuk është thjesht një premtim elektoral, por një vendim për të cilin besoj fort se frytet do ti japë menjëherë, në rritjen e mirëqenies dhe cilësisë së jetës në fshat dhe po ashtu, do të mundësojë rritjen e aktivitetit tregtar të fshati në qytet.
Pas 14 Majit puna për vënien në zbatim të këtij vizioni do të nisë menjëherë, dhe jam i bindur që më mbështetjen që do të marrim do të kemi fuqinë dhe energjinë për të bërë punë të mira dhe të ndjeshme për të gjithë bashkëqytetarët gramshiot.
#GramshiNukKaKohëPërPushim #bashkedotjadalim