Humb jetën në aksident futbollisti shqiptar në Itali (EMRI)
Një aksident tragjik në autostradën pranë Piaçencës, i ka marrë jetën një të riu shqiptar.
Detar Tali Muça, një 26-vjeçar i njohur në komunitetin e futbollit amatorial në këtë provincë në Itali, është ndarë nga jeta pasi makina me të cilën udhëtonte, u përplas me një makinë të tonazhit të lartë.
Mesfushori i cili kishte luajtur me skuadra të ndryshme në kategoritë amatorë të futbollit italian, së fundmi me Sale, Muça ishte një shofer në punën e përditshme për një kompani në Tortona.