Qytetin e Gramshit u zhvillua prezantimi i kandidatit të partisë socialiste për kryetar bashkie Besian Ajazi!
Një ditë që nuk do ta harroj për shumë gjatë! Faleminderit Gramshit, çdo banori të qytetit dhe fshatrave të bashkisë të cilët u bënë pjesë e takimit në pedonalen e qytetit nga ku çelëm zyrtarisht fushatën zgjedhore drejt fitores në zgjedhjet e 14 Majit.
Është nder dhe privilegj për mua të jem kandidat për drejtimin e Bashkisë Gramsh, qytetit ku kam lindur e ku kam rrënjët e familjes time. Ëndrra ime ka qenë prej nga hera që të mund të jap kontributin tim për vendlindjen time, Gramshin, dhe ti jap atij sa të mundem e çfarë të mundem, që të ngrihet në piedestalin që meriton.
Gramshi është një qytet që mbart me vete shumë traditë, kulturë dhe histori, prandaj meriton të lartësohet dhe çdo gramshiot të ndihet krenar për qytetin dhe kontributin e tij. Për mua, të jem në drejtimin e Bashkisë Gramsh është nder dhe përgjegjësi, të cilën zotohem se do ta ushtroj me përgjegjshmëri, përkushtim dhe dedikim çdo ditë të mandatit, me ju dhe për ju.