Njësisë Administrative Sult. Qëndruam gjatë duke dëgjuar kërkesat dhe pikëpamjet e banorëve të kësaj zone në Bashkinë Gramsh
Një takim shumë i frytshëm me banorët e 📍Njësisë Administrative Sult. Qëndruam gjatë duke dëgjuar kërkesat dhe pikëpamjet e banorëve të kësaj zone në Bashkinë Gramsh, me qëllim adresimin e të gjitha problematikave të këtij komunitetit, si dhe për të ndërtuar së bashku një plan konkret që do ta vëmë në zbatim që në ditën e parë të mandatit tim si Kryetar Bashkie i Gramshit.
Ndava me të gjithë të pranishmit 🎯objektivin tim kryesor si Kryetar Bashkie në lidhje me fshatin dhe prioritetin tim për të shkurtuar distancën midis fshatit dhe qytetit në shumë aspekte.