Kryesia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, për këtë vit ka vendosur:
Njoftim! Myftinia e Gramshit
Kryesia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, për këtë vit ka vendosur:
– Sadakaja e Fitrit, për vitin 2023, do të jetë 400 lekë për frymë.
– Nisabi, caktimi minimal i vlerës pasurore për dhënien e Zekatit, të jetë 570.000 lekë (të reja).
– 400 lekë është edhe shpagimi ditor i agjërimit (fidja) për personat që nuk mund të agjërojnë.
– Informacion shpjegues i përllogaritjes së nisabit: Duke ju referuar floririt (85 gram) në caktimin e nisabit, personi i cili gjatë një viti ka minimalisht dhe jashtë nevojave jetike të depozituar për një vit hënor 570.000 lekë, e ka obligim dhënien e Zekatit në masën 2.5% ose 1/40 të pasurisë së depozituar.
Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë agjëruesit!