a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeKryesoreVideo / Njihuni me historinë e panjohur të Riza Kishtës me origjinë nga Gramshi ku mundi të shkollohej fillimisht në “Normale”-n e Elbasanit

Video / Njihuni me historinë e panjohur të Riza Kishtës me origjinë nga Gramshi ku mundi të shkollohej fillimisht në “Normale”-n e Elbasanit

Video / Njihuni me historinë e panjohur të Riza Kishtës me origjinë nga Gramshi ku mundi të shkollohej fillimisht në “Normale”-n e Elbasanit

Njihuni me historinë e panjohur të Riza Kishtës me origjinë nga Gramshi ku mundi të shkollohej fillimisht në “Normale”-n e Elbasanit dhe më pas në Akademitë Ushtarake të Stambollit dhe Firences në Itali, ku u diplomua në degët Artilerisë e Kavalerisë. Shërbimi për dy vjet në Gardën Kombëtare si oficer besnik i kryeministrit Ahmet Zogu dhe zgjedhja si deputet në zonën e Gramshit, shërbeu deri në vitin 1936, duke u konsideruar si “Jorgani i krahinës së Vërçës”, për kujdesin që ai tregonte për fshatarët e varfër të asaj krahine. Emërimi i Rizait si Qarkomandant i Xhandarmërisë së Gjirokastrës dhe Peshkopisë ku ai shërbeu deri në 7 prillin e ’39-ës, dhe më pas si Rrethkomandant i Xhandarmërisë së Gramshit deri në ‘43-in kur u internua në Bergamo të Italisë, pasi s’kishte luftuar ndaj partizanëve të Mestan Ujanikut. Angazhimi në luftë në krye të një çete nacionaliste ku në “Operacionin e Dimrit”, ai strehoi dhe ndihmoi Shtabin e Përgjithshëm të Enver Hoxhën, duke e shpëtuar atë nga një konfrontim me forcat balliste në fshatin Kishtë. Zgjedhja e Rizait si anëtar i Kryesisë së Përgjithshme të Frontit Demokratik të Shqipërisë në Kongresin e Përmetit dhe Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar në mbledhjen e Beratit, për kontributin që ai kishte dhënë gjatë Luftës. Kandidimi i tij për deputet në zgjedhjet 2 dhjetorit të ’45-ës ku ai fitoi më shumë vota se rivali i tij dhe arratisja në mal pasi Sigurimi i Shtetit e ndiqte për ta arrestuar për shkak të lidhjeve të tij me “Grupin e Deputetëve”. Vdekja e tij tragjike nën tortura në qelitë e Elbasanit, ku ai ishte vetëdorzuar me dy djemtë e tij, për të shpëtuar sadopak nga vuajtjet familjen që i’a kishin internuar në kampin e Tepelenës..

Kush ishte Riza Kishta?

Riza Kishta u lind në vitin 1897, në fshatin Kishtë të Rrethit të Gramshit, prej nga është dhe origjina e hershme e asaj familjeje, e cila, së bashku me familjet Musai, Dërmishi dhe Shahini, janë ndër shtëpitë më të njohura të asaj krahine.. Ndonëse Xhemal Kishta, i pari i asaj familjeje të famshme , ai kishte dëshirë që dy djemtë e tij, Rizain e Nazifin, t‘i shkollonte, duke i dërguar për studime në Turqi. Por, Xhemali me bashkëshorten e tij vdiqën në një moshë fare të re dhe dy djemtë e tyre mbetën jetimë në një moshë të njomë. Pas vdekjes së dy prindërve, me shumë mundime Rizai mundi të mbaronte shkollën Unike (në gjuhën turke), në fshatin e tij të lindjes, Kishtë. Pas kësaj, disa nga të afërmit e familjes, si për të mbajtur amanetin e Xhemalit, u kujdesën për Rizain dhe e dërguan atë në qytetin e Elbasanit, ku ato vite sapo ishte hapur shkolla “Normale”. Gjatë atyre viteve që Rizai ndiqte mësimet në “Normale”, për të u kujdesën disa nga familjet e njohura të qytetit të Elbasanit si: Hasekiu, Peni, Dakli, Daiu etj. Pasi Rizai mbaroi shkollën “Normale”, duke u diplomuar me rezultate të larta, në vitin 1914 ai u emërua si mësues i lëndës së Gjuhës Shqipe në Komunën e Rishtanit (e cila asokohe ishte nën juridiksionin e Gramshit), ku shërbeu për disa vjet. Sipas disa dëshmive të njerëzve të afërm të familjes së Riza Kishtës, thuhet se gjatë kësaj periudhe ai u njoh me Ahmet Zogun, kur ai mori pjesë në Kongresin e Elbasanit në vitin 1917. Lidhur me veprimtarinë e mëtejshme të Riza Kishtës, nipi i tij, Hilmi Kishta, dëshmon: “Pasi Rizai shërbeu për disa vjet si mësues në komunën e Rashtanit, ai u thirr nga kryetari i Komunës, Asllan Shahini, dhe u emërua si sekretar i asaj komune. Gjatë Luftës së Parë Botërore, kur krahina e Gramshit kaloi nën juridiksionin e trupave ushtarake franceze që ishin në Shqipëri, në vitin 1918, Rizai u transferua që andej dhe u emërua po si sekretar komune në Sojnik, ku kryetar ishte Refat Dermishi. Pasi shërbeu për disa vjet si mësues dhe sekretar i atyre komunave, në vitin 1919, Rizai shkoi në Stamboll dhe studioi për një vit në Akademinë Ushtarake të atij qyteti, ku dhe u diplomua në degën e Artilerisë, duke marrë gradën e togerit”.

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment