Helmimi i 17 fëmijëve nga vezët e kontaminuara, AKU mbyll kopshtin e Gramshit
Vezë të kontaminuara me salmonelë në Kopshtin nr.1 në Gramsh
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka konfirmuar se vezët e përdorura në Kopshtin nr.1 në Gramsh kanë rezultuar të kontaminuara me salmonelë. Nga analizat e AKU-së, më parë rezuktoi se mishi i pulës dhe qumështi rezultuan negativ.Nga 79 persona të testuar, 17 rezultuan pozitivë, përfshirë 16 fëmijë dhe psikologen e kopshtit. Aktualisht 6 fëmijë trajtohen në shtëpi dhe ndodhen në gjendje të mirë.
AKU ka pezulluar aktivitetin e kopshtit deri në përfundimin e dezinfektimit dhe analizave. Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të infektimit.Në reagimin e saj Bashkia e Gramshit sqaroi funksionimin e regjimit ushqimor në kopsht, shprehu kujdesin ndaj shëndetit të fëmijëve ndërkohë që kërkoi zbardhjen e rrethanave nga institucionet përkatëse.
Skandali i salmonelës në kopshtin e fëmijëve në Gramsh u identifikua një javë më parë kur disa fëmijë shfaqën simptoma të njëjta të sëmundjes duke nxitur dyshime tek mjekët të cilët kërkuan analiza të mëtejshme nga ISHP.

English
French
German
Italian

