Video / Sulmi ndaj Policisë dhe BKH në Fier, shoqërohen disa persona
FIER- Tre persona mësohet se janë arrestuar për ngjarjen e mbrëmjes së shkuar ku kohë kur u raportua për një përplasje në qytetin e Fierit mes njerëzve të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj dhe agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Këta të fundit shoqërohenin edhe nga Forcat Operacionale.
Rreth orës 19:20, forcat operacionale dhe agjentët e BKH-së, janë goditur nga disa persona për shkak të detyrës. Këta persona janë identifikuar dhe shoqëruar mbrëmjen e shkruar në komisariatin e Fierit. Ndërkohë një reagim ka ardhur dje edhe nga vetë ish-kryebashkiaku Kapllanaj, i cili ka thënë se në parkimin e zyrave të subjektit politik që ai përfaqëson ka shkuar një mjet i pa loguar rreth orës 18:00 dhe prej andej ka ngritur një dron.
Ky veprim sipas tij është kryer dhe në një kohë të dytë dhe ka ngjallur dyshime të zyrtarëve që ishin brenda godinës. Pas debatit agjentët janë larguar me automjetin e tyre dhe janë ndjekur nga disa zyrtarë të subjektit politik dhe dy të afërm të Agron Kapllanajt. Ky i fundit ka sqaruar më tej se pak minuta më vonë në rrugë ka nisur një përplasje e dytë mes agjentëve të BKH dhe njerëzve të tij.
Ish-kryebashkiaku pretendon se në asnjë moment nuk u është thënë që janë agjentë të BKH, por se njerëzve të tij iu është nxjerrë arma dhe armë në formë kërcënimi. Ai thotë se vetëm pas këtij momenti u është thënë që kanë të bëjnë me agjentë të BKH. Në këtë moment kanë mbërritur edhe forcat e policisë dhe kanë qetësuar situatën, ku kanë bërë shoqërimin e dy nipërve të Kapllanajt dhe zyrtarit të subjektit politik. Vetë Kapllanaj pohoi mbrëmjen e shkruar se ndodhej në ambientet e policisë për të bërë kallëzim.