Shkrumbohet një biznes në Gramsh, pamje nga vendngjarja
Mbrëmjen e së dielës, një zjarr masiv ka përfshirë një servis të pajisjeve elektroshtëpiake në qytetin e Gramshit, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Sipas burimeve, zjarri ka nisur brenda ambienteve të servisit dhe është përhapur me shpejtësi, duke përfshirë të gjithë hapësirën dhe duke dalë jashtë saj. Ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës ka qenë e menjëhershme, por për shkak të përmasave të flakëve, izolimi dhe shuarja e zjarrit ka qenë e vështirë.
Pavarësisht përpjekjeve për të shpëtuar pajisjet dhe materialet brenda servisit, gjithçka është shkrumbuar nga flakët.