Aksident në Qerret të Gramshit, përpaset furgoni me kamionçinën
Një aksident automobilistik ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Gramsh-Cërrik. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50, ndërkohë që burime nga vendngjarja bënë me dije se aksidenti ka ndodhur në fshatin Qerret të Gramshit.
Në aksident janë përfshirë një furgon dhe një kamionçinë. Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të qarkullimit të automjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara. Si pasojë e përplasjes mes tyre automjetetet janë shkatërruar pjesërisht në pjesën ballore dhe njëri prej drejtuesve të mjeteve ka pësuar dëmtime serioze dhe është dërguar në spitalin e Gramshit. Në lidhje me drejtuesin tjetër, ai ka pësuar vetëm lëndime të lehta.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.